PD e Lezhës organizon strukturat për zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike Dega Lezhë ka filluar aktivizimin e të gjitha strukturave të saj me synim përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Znj. Alfrida Marku e përshkruan kështu lëvizjen e fundit të PD:

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe zgjedhjet vendore janë më afër se kurrë 🇦🇱✌️dhe të pashmangshme tashmë.

Koha e rilindjes së krimit, propagandës dhe abuzimit ka mbaruar!!

Secili prej nesh, i majtë, i djathtë apo asnjëherë i angazhuar në politikë, i detyrohemi Lezhës dhe gjithë Shqipërisë për ti rikthyer vendit tonë sërish dinjitetin.

Grupet e Punës së PD Dega Lezhë janë organizuar në çdo seksion e grupseksion, në çdo lagje në fshat e qytet.

#Kudo #Kurdo me #Programin e Partisë Demokratike, me #Alternativën e Partisë Demokratike

Për Lezhën, me #PunëDheDinjitet ✌️

Këto lëvizje të PD Lezhë që intensifikohen nga dita në ditë duket sikur janë të bazuara në bindjen e tyre të palëkundur se Shqipëria do t’u drejtohet kutive të votimit së shpejti.