PD e Lezhës mbledh kryesinë, dhe paralajmëron një denoncim…

Kryesia e Demokratëve të Lezhës ka zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje në kuadër të aksionit opozitar dhe shpalosjes së programit për të nxjerrë vendin nga rënia ekonomike.

Gjatë diskutimeve mësohet se është diskutuar në lidhjet me rastet kur lezhjanëve nuk u janë dhënë shërbimet qeveritare që u takojnë me ligj.

Në këtë mbledhje u rikthesua gjithashtu se Partia Demokratike mbetet e palëkundur në kauzën e saj për zgjedhje të parakohshme qëndrore dhe vendore.

Në këtë mbledhje të demokratëve në Lezhë ka qënë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Z. Gazmend Bardhi, i cili, në deklaratë për mediat ka paralajmëruar një denoncim që lidhet me një nga 3 kryetarët e 3 Bashkive të Qarkut Lezhë.

Lexojeni të plotë deklaratë e PD Lezhë të publikuar në faqen e saj zyrtare:

Sekretari i Përgjithshëm i PD z.Gazmend Bardhi mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD në Lezhë. Takimi vjen në kuadër të aksionit opozitar dhe shpalosjes së programit që Partia Demokratike iu ofron shqiptarëve si alternativë për të nxjerrë vendin nga humnera ekonomike që çoi dhe po çon keqqeverisja Rama.

Gjatë diskutimeve u analizuan fakte dhe u sjellen shembuj se si lezhjanët dhe mbarë shqiptarët janë braktisur nga shërbimet qeveritare që ligji ua jep,dhe se PD nuk do të tërhiqet nga kauza e saj e drejtë për zgjedhje të parakohshme vendore dhe qendrore.

Pas mbledhjes ku u lanë detyra dhe objektiva konkret, z.Bardhi u prononcua për mediat, ku ndër të tjera tha se, një kryetar bashkie në Qarkun Lezhë po verifikohet si i përfshirë në ngjarje kriminale, dhe se për këtë PD ka indicie të forta.Dokumentimi i plotë shtoi Bardhi,do të pasohet me denoncim publik si me rastin e Shkodres,Vaut të Dejes,Vorës, Mallakastres etj.