PD e Lezhës festoi 28 vjetorin e krijimit! Frrokaj: “PD do ta fitojë sërish Bashkinë e Lezhës!”

Të mbledhur të gjithë së bashku simpatizantë, drejtues por edhe ata të cilët kanë dhënë kontribut në Partinë Demokratike dega Lezhë kanë festuar së bashku 28 vjetorin e krijimit të sajë.

I pranishem në këtë ceremoni ishin kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj, ish kryetari i PD dega Lezhë Paulin Marku, kryetari i ri i zgjedhur por dhe shumë përsonalitete të tjerë.

Kryebashkiaku Frrokaj para të pranishmëve ka theksuar se PD do ta fitojë serish Bashkinë e Lezhes, demokratët janë të bashkuar, kemi dëshmuar që bashkë ja dalim pavarësisht pengesave dhe veshtirësive. PD zgjedh kandidat që duan të mirën e vendit.

Mbështetje për cilëndo kandidaturë theksoi Frrokaj.

Ndersa deputetja e qarkut të Lezhës Lindita Metaliaj ka theksuar se qeveria e krimit nuk mund ta marrë peng Lezhën, PD është e qytetareve dhe jo bandave.

Ndersa kryetari i ri në detyrë tashmë zoti Gjoka ka shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj çdo demokrati dhe çdo kontributori. PD e Lezhës është partia e qytetarëve dhe interesave zhvillimit. PD është e hapur për vlera dhe çdo kontributor.

Sfida e ardhshme e Partisë Demokratike janë zgjedhjet vendore të 30 qershorit.