Partia Demokratike zgjedh drejtuesin politik për Qarkun e Lezhës

Në faqen zyrtare të PD Lezhë pak minuta mëparë është publikuar lajmi i zgjedhjes së drejtuesit politik të Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës.

Pedagogu, analisti i njohur Mark Marku do të jetë drejtuesi politik i PD për Lezhën.

Lexojeni njoftimin e plotë të Partisë Demokratike Lezhë:

Lezha ofron modelin intelektual për fitoren e zgjedhjeve.Prof.Mark Marku drejtues politik i Lezhës ✌🏼✌🏼

Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesin politik për qarkun e Lezhës. Ai është pedagogu dhe analisti i njohur, Mark Marku.

Marku ka qenë deputet i PD në këtë qark. Ndërsa së fundmi Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.