Oshee Lezhë informacion të detajuar në lidhje me rikthimin e energjisë në disa zona

Moti i acartë dhe stuhia e borës që mbështolli ashpërsisht Lezhën gjatë kësaj fundjave ka krijuar vështirësi jo vetëm në qarkullimin rrugor, por edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Nga Oshee Lezhë sqarohet se mëngjesin e sotëm, është gdhirë me 10 fidera të defektuar në pamundësi për të çuar energjinë elektrike në shumë lagje e fshatra të Lezhës. Pavarësisht kësaj gjendjeje është mundësuar që qyteti dhe objektet e rëndësisë së veçantë të furnizohen pandërprerje me energji elektrike.

Janë ende 40 elektriçistë në terren të cilët kanë rikthyer shërbimin në pjesën më të madhe të fiderave, përfshirë atë të Burgut të Shënkollit, dhe pjesës Barbullojë – Rrilë.

Aktualisht, na thuhet nga Drejtoria e OShee Lezhë se po punohet për rikthimin energjisë në fiderin e Zejmenit, dhe brenda një harku të shkurtër kohor edhe në atë të Kallmetit.

Sa i takonit Shënkollit dhe Tales, vijojnë të mbeten pa energji disa lagje për shkak të defekteve në linjën e tensionit të ulët, për riparimin e të cilave po punojnë grupet e posaçme të elektriçistëve në terren.

Në këto momente po punohet gjithashtu për të rregulluar edhe linjën e Grykë Lumi.

Oshee Lezhë pohon se po kryhet të gjitha ndërhyrjet, dhe po veprohet me të gjitha kapacitetet, njerëzore dhe materiale, për stabilizimin e situatës në të gjitha zonat e Lezhës. Pavaresisht borës dhe ngricave grupet e terrenit janë ne gadishmeri te plote dhe operativ ne terren qe prej oreve te para te mengjesit.