“O të pavarur…”/ Indrit Vokshi ironi therëse me humbjen që i kushton 110 mln euro Shqipërisë

Gjykata e arbitrazhit, siç është njoftuar nga të gjitha mediat e vendit, ka marrë vendim në favor të Bechetit, italjanit i cili themeloi Agon Channel me një platformë me teknologji moderne dhe me një staff prej mbi 400 punonjësish.

Shuma që duhet të paguajë pala humbëse, shtetit shqiptar pra, i kalon 110 milionë euro.

Z. Indrit Vokshi nuk i ka shpëtuar ky rast për të bërë një krahasim i cili mbart shumë ironi dhe absurd thumbues.

Ja si shprehet ai:

O të pavarur!

110 milion euro gjobë nga taksat tuaja do i paguajë Shqipëria Becchettit vetëm se Rama për interesa të tij private ia mbylli tv Agon Channel. Tashti ankohuni se xhamat dhe koshat që thyen opozita paguhen nga taksat tuaja/tona dhe njëkohësisht paguajini nga xhepi veprimet e Edi Ramës! 110 milion euro. Ndoshta iu duken pa por sjanë pak!