Nuk ndalet bora në Lezhë, mbulon rrugë, fusha, e çati

Një shtjellë e fuqishme dhe e acartë e ka mbërthyer Lezhën ditën e sotme.

Ashtu siç u njoftua nga sinoptikanët në vend, bora e kësaj fundjave do ta zbardhte Lezhën. E ashtu ndodhi.

©Paulin Z Zefi

Midis këshillave që jepen në këto kohë kërcitjesh dhëmbësh janë kufizimi i qarkullimit me automjet, vendosja e zinxhirëve, spërkatja e shkallareve me kripë, dhe sigurimi i burimeve alternative për ngrohje në rast të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

Agostin Cin Marini, të cilin tashmë, e njohin të gjithë si kronikani i apasionuar me qytetin, ka sjellë foto e video nga kënde të ndryshme të Lezhës, për miqtë e tij në Facebook.

Për të mos harruar se në këto ditë të ftohta asgjë më shumë sesa solidariteti dhe dhembshuria njerëzore nuk mund të sjellin ngrohtësi. Ndaj sigurohu që ta mbash veten ngrohtë, por mos harro, nëse ke mundësi ndihmo lypësin, atë pensionistin e vetmuar që nuk lëviz pa shkop, atë plakën atje që i ka të gjithë fëmijët jashtë vendit, komshiun tënd të sëmurë, dhe këdo që të vjen në mendje, i/e cila ka realisht nevojë për ty.

©Agostin Cin Marini