Nuk ndalen të rinjtë lezhjanë, shkojnë në gjysmëfinale, “dush me gola” ndaj Flamurtarit…

Ekipet e grup moshave te shenkollit U17 dhe U19 kan kaluar turin çerekfinal për Kampionë të Shqiperisë per Kategorinë Superiore. U19 mposhti Shkollen e futbollit Shkendija me rezultatin 1-0 me gol te shenuar nga Franko Daia.

Ndeshja tjetër per U17 u zhvillua midis dritherimash të shumta ku Shenkolli triumfoi kundër Flamurtarit me rezultatin 4-2, me shënuesit Klajvert Çuni, David Ndoj, Simon Simoni, dhe Igli Rrapi. Në gjysmëfinale do të përballen U19 Shenkolli – Apolonia ditën e premte (sot) ora 17:30 ne stadiumin Niko Dovana ku ndeshja do transmetohet live ne Rtsh Sport.

Takimi gjysmëfinal për U17 do jetë midis Akademia Futbollit – Shenkolli dhe do të luhet ditën e diele ne kompleksin kamez ora 19:00.

Në turin çerekfinal vlen per t’u permendur se kishte nje interesim shumë të madh nga klube te Superiores, specilistë, menaxherë, dhe Scaut. Prezent ishin i gjith sektori teknik i kombëtares prane FSHF, Sulejman Mema, Alban Bushi ,Nevil Dede ,Elvis Beqiri etj, gjithashtu të pranishë si vëzhgues ishin Drejtori Teknik i klubit Dinamo Zagrep Damir Krznar, dhe nga Lokomotiva Scauti, Besnik Prenga dhe drejtori klubit Hrvoje Cabraja.