Nuk kursehet aspak përfaqësuesi i PD Lezhë, Indrit Vokshi e thotë troç!

Indrit Vokshi nuk njeh lodhje me reagime që ka bërë në lidhje me situatën ku gjendet Shqipëria. E kemi thënë edhe herë të tjera se ai është një vëzhgues i kthjellët i realitetit, një formuluesi i mirë dhe fshikullues i keqqeverisjes.

Kësaj here, ndoshta edhe i shtyrë nga përmasat e tragjedisë, ai nuk kursehet asfare me “mllefin e tij” ndaj mënyrës së si po sillet qeveria në këtë situatë. Ne kemi përgatitur për lexuesin një kronologji të reagimeve të tij.

Ja çfarë shkruan Vokshi me 2 Dhjetor:

Lajmi i ditës është që Edi Rama ka urdhëruar Erion Velinë të lyejë shkallën. Kjo diskutohej sot në tavolina. Mjeshtra të manipulimit. Askush nuk pyeti sa ka qenë buxheti i 2019 për emergjencat dhe si janë shpenzuar. Sa para janë parashikuar për trajnime. Sa para janë mbledhur nga donacionet dhe si po menaxhohen. Sa para ka ndarë shteti shqiptar për ketë gjendje. A ka ndërmend të anulojë ndonjë koncesion për t’i çuar paratë tek të dëmtuarit. Sa janë kapacitetet tona me inxhinierë dhe sa kemi nevojë të na vijnë prej shteteve të tjera. Vetëm manipulim e shpërqëndrim. E trishtë dhe e urryeshme që edhe në raste tragjedie u punon mendja për të manipuluar opinionin.

Sërish me 2 Dhjetor:

Po mbyllen portalet? Diktaturat janë instaluar gjithmonë në “Gjendje të Jashtëzakonshme”. Diktatori Napolon Bonapart tha “Çkuptim ka fjala e lirë kur Franca është në luftë me gjithë Europën..?”. Diktatorët Hitler, Stalin, mbyllën median se gjendja e jashtëzakonshme ishte “rreziku nga armiqtë” dhe armiqtë do të përdornin median për të luftuar popullin. Për ta çuar krahasimin në nivel më banal, Enver Hoxha nuk lejonte fjalë të lirë dhe informim me justifikimin se armiqtë e brendshëm e të jashtëm do ta përdornin median për të përhapur panik në popull dhe për të bërë agjitacion e propagandë kundër partisë-shtet e shtetit-popull. Pyetja shtrohet: po sot, pse mbyllen portalet? Cili është armiku prej të cilit duhet të ruhemi? Deri tash, armiku i vetëm është fjala e lirë dhe informimi i njerëzve mbi të vërtetën e vërtetë. Mbi të vërtetën përtej ekranit manipulues. Informimi i njerëzve mbi njerëzit e nga njerëzit që shkruajnë mesazhe tek portalet. Është e neveritshme që kjo situatë të shfrytëzohet për të goditur median që informon njerëzit.

Me 3 Dhjetor:

E përjetova me pikëllim tërmetin. Jo lëkundjet por kur mora vesh se ka viktima e viktimat po shtoheshin. Shqipëria u zhyt në trishtim e gjendje të rënduar psikologjike. Menjëherë mendimi që lind: “Si mund të angazhohemi për të ndihmuar..”. Shkuam në shtëpi të çara, në çadrat ku ishin grumbulluar njerëz të sfilitur dhe ketë e përjetova gjithashtu shumë keq. Njerëz të tmerruar e pa mbështetje. Mbi të gjitha të pasigurt. Njerëz që na kërkonin me ngulm batanije dhe papritmas batania u bë malli më i shtrenjt. Sado flasim keq për ketë popull, jo popull kot, jo njerëz të këqinj, në momente të tilla kupton se instikti më i fortë mbetet instikti i patriotit. Ai i daljes zot popullit e vendit tënd, me aq pak mundësi sa ke. Ky është vendi ynë, shtëpia jonë, streha jonë, zjarri dhe akulli ynë, ajri dhe pemët që lulzojnë për ne. Këtu kemi varret e paraardhëseve prej shekujsh dhe dëshirojmë t’i kemi pasardhësit për shekuj të tjerë. Këtu kemi të afërtit dhe të largëtit. Të njohurit dhe ata që do të njohim. Ne duhet të jemi këtu dhe themeli i këtij vendi. Duhet të jemi ata që ngrihen në këmbë si në fatkeqësi natyrore, si kur na shpall dikush luftë, si për të ndërtuar e siguruar vazhdimsinë. Fiset e vjetra shekullore të këtij populli dhe njerëzit e rinj që marrin përsipër ta mbrojnë edhe në të ardhmen. Shqipëria e shqiptarët e Ballkanit e të të gjithë botës nuk janë negativë e katilë. Thjesht i ka mposhtur e keqja. I kanë vu përfundi kllounet, njerëzit zullumqarë e hajdutë, njerëzit e papërgjegjshëm e pa krenari familjare e kombëtare. Njerëzit që tallin, përçmojnë dhe dhunojnë të pambrojturit. Ktyne njerëzve kudoqofshin e kushdoqofshin u duhet shpallur luftë. Duhen mposhtur e duhet marrë vendi në mbrojtje. Nuk është aq e vështirë sa duket.

Me 4 Dhjetor:

Po ky Sandër Lleshi pse ska durim me e nigju inxhinierin në Lezhë? Pse i bërtet “Stop..stop”? Pse kjo sjellje? Ku është msu ky? Të thuash së ka qenë hiperarrogant me të gjithë, ska qenë, se në raste të tjera është servil. Por gjen dikë e sillet si arrogant. Ramës, Lleshi i thotë “Si urdhno” deri në poshtërim. Se servili ka një veti; kur është poshtë lëpin, kur ngjitet nalt pështyn. Këto janë sjellje rrugaçësh me uniformë. Na thonë pastaj “Nuk është koha për politikë”. Po për çfarë është koha? Për me fy njerëzit?

Sërish me 4 Dhjetor:

Edi Rama ka edhe një faj tjetër në ketë situatë! Largimi ose mos afrimi i investimeve të huaja, europiane, ka bërë që Bashkimi Europian e Europa të mos kenë interes të veçantë për Shqipërinë. Po t’i kishim pasur kompanitë këtu, kontratat këtu, paratë këtu, interesat këtu, lidhjet këtu, ndoshta do të ndihmonin më shumë për mëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të tragjedisë. Ndoshta do të ishim krejt afër anëtarësimit në BE. Pse? Do u interesonte. Do ishin më të lidhur me vendin tonë, do ishim pjesë e tregut të tyre, pjesë me e integruar e eurosferës. Bota funksionon me interesa financiare kryesisht. Nuk funksionon me lutje. As nuk impresionohet nga letrat e përbashkëta të ministrave gra. As joshet nga pikturat e stilit surreal-idiotist që u dhuron ai. As nuk tundohet nga spotet e videoklipet promovuese mbi “mrekullinë shqiptare”, mrekulli e cila është fasadë e një varfërie ekstreme. Bota është financiare e tregtare. Kështu ka qenë shekujt e shkuar e kështu do të jetë në shekujt e ardhshëm. Ne na nevojitet një qeverisje e tregtisë dhe e garantimit të interesave në eurosferë kryesisht e në SHBA po të kemi fatim. Na duhen miq financiarë e tregtarë, na duhen partnerë. Nuk na duhen madje, as ambasadorë koti të cilët vetëm flasin, pasi ky nuk quhet partneritet i vërtetë. Kjo fatkeqësi na mësoi shumë gjëra nëse duam të mësojmë.

Me 5 Dhjetor:

Faji tjetër i Edi Ramës! Kur presidenti Meta “paralajmëroi” tërmet me shkresë zyrtare, Edi Rama e publikoi shkresën që sduhej publikuar dhe nisi gjoja talljen me presidentin. Na tha se presidenti është çmendur. Çfarë shkruante presidenti në letër? Ai pyeste qeverinë: “A i keni marrë masat për fatkeqësi natyrore si tërmeti”? Qeveria i mori masat duke tallur. Nuk përgatiti asnjë kapacitet mbi emergjencat. Këta lloj njerëzish duhen zhdukur nga jeta publike.