Nuk ka kohë për pushim… çfarë lëvizjesh po bëjnë forcat politike në Lezhë

Kalendari i kampeve politike ka hyrë në ditët e tij të kuqe. Do të thotë se nuk ka kohë për pushim. Çdo ditë është intensive, dhe do mbetet e tillë deri me 23 Prill.

Në kërkim të votës, në kërkim të mbështetjes, në vrojtim të lëvizjeve të kundërshtarit, në argumentim, në betejën dixhitale dhe të terrenit, lista vazhdon gjatë dhe ata që kanë përvojë i dinë mirë këto punë.

“Loja” politike është e bukur, kur palët përdorin hapësirat dhe instrumentet demokratike të garantuara nga Kushtetuta.

Lezha do të jetë një qark vendimtar në zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj edhe partitë në garë do të bëjnë ç’nuk e ç’mos për të optimizuar rezultatin e tyre.

“Ka vazhduar puna me shtabet e PS te qytetit Lezhe. Lagjet “Spitali”, “Nene Tereza” dhe “Gurraj” ishin ne nje diskutim analitik per detyrat deri me 25 Prill. Tempi i punes do vije ne rritje, prandaj u dakortesuam per ndjekjen e problematikes ne menyre te detajuar dhe organizuar.”, shkruan Ndreu në faqen e tij zyrtare.

“Sot në Qarkun Lezhë u prezantua zyrtarisht drejtuesi politik i PD z.Mark Marku. Fushata politike e PD ka nisur. Jam i bindur se populli do të na japë besim. Të gjithë treguesit flasin për PD. Fitore për ndryshim, normalitet, ligjshmëri, ekonomi. Ne sjemi ata që dhunojmë popullin. PD ka namin e partisë liberale që i lejon njerëzit të punojnë e të fitojnë – nuk ua vë litarin në fyt. Ne do fitojmë.”, – shkruan Indrit Vokshi i PD