“Nuk janë budallenj lezhjanët!”/ Elson Frroku i kujton Bashkisë kuptimin e fjalës “Kinema”!

Edhe pse Partia Demokratike nuk lëkundet nga qëndrimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit, edhe pse fushatës i duhen edhe 24 që të startojë zyrtarisht, kjo nuk do të thotë aspak se personat nga dy krahët e spektrit politik të mos e gjurmojnë me mprehtësi çdo lëvizje të kundërshtarit.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur midis kryetarit të FRESSH Lezhë Z. Elson Frroku dhe nënkryetares së Bashkisë Znj. Alfrida Marku.

“Molla e sherrit” ka qënë pikërisht kinemaja në Lezhë që sipas Z. Frroku ajo që Bashkia quan kinema është vetëm një videoprojektor, dhe i kërkon të mos vazhdojë ta “shesin” si kinema shëmbëllimin e disa imazheve në mur me anë të një projektori, për shkak se kinemaja është diçka krejt tjetër.

Ja çfarë shkruan kryetari i FRESSH Lezhë:

Për Bashkia Lezhë dhe zyrtarë të lartë të saj që nuk e kuptojnë cfarë do të thotë “Kinema”.

Prandaj ju lutem kujdes kur ngreni pretendimin se është rikthyer kinemaja në Lezhë.

Ose sqarojeni qartë!

Nuk janë budallenj lezhjanët.

Qendra Kulturore e Femijëve(ish pallati i pionerëve) e improvizuar me video-projektor nuk është kinema. Nismë shumë e mire për të shikuar një film, por kaq.

Kinemaja do behet, por jo nga ju! Ju ka skaduar afati. Klm

Pas publikimit të të cilit ka ardhur edhe reagimi i nënkryetare së Bashkisë në drejtim të tij, ja si shprehet ajo:

Per Elsonin e Fressh & Co!

Nuk kemi thënë kinema në Lezhë, kemi thënë kinemaja në Lezhë. Dhe pa lexuar fjalorin po të tregojme që kinemaja është çdo ambjent ku shfaqet film dhe ku demostrohet kulturë.
Në botë ka edhe kinema në natyrë, edhe në salla private (qe nuk janë vetëm për film).

Po ç’të them o Elson!!! Ti(ju) jeni ata që latë Lezhën pa kinema, pa muze, edhe pa rini! Meqë po lexon fjalorin, kërko pak çdo të thotë: punësim për njerëzit, mirëqënie për popullin, drejtësi e barazi për të gjithë, jo hashash në shkolla, etj etj. Shikoji njeherë, mësoji, e thuajua atyre 13 vetëve që merrni me detyrim nëpër ato takimet tuaja me “ata që ju duan👀”.

Salla sot ishte plot! Të rinjtë u argëtuan! Ju mirëpresim, të shtunën e ardhshme 😊