Tjetër emër i njohur i mjekësisë shqiptare vjen në Albmedica Lezhë

Albmedica, klinika më e madhe në veri të vendit ka bërë një tjetër hap të madh përpara drejt përmbushjes së objektivit që është edhe misioni i saj, “afrimin e mendjeve ekselente pranë teknologjisë së avancuar mjekësore”, një binom i vërtetuar i suksesit tashmë.

Teknologjia e përparuar dhe mjekët më të mirë në Shqipëri, e pse jo edhe kolegët e tyre nga Italia e vende të tjera, tashmë e kanë bërë të zakonshme në axhendën e tyre, të shkojnë e të vijnë, të hyjnë e të dalin, me avionë, me automjet, me motor apo biçikletë, në Albmedica.

Nëse teknologjia e instaluar në Albmedica ofron atë që quhet pagabueshmëria e diagnozës, atëherë stafi mjekësor aty, ofron atë që mund të quhet prognoza e saktë, ose rruga drejt përfundimit të sëmundjes (nëse ka).

Këto ditë, një tjetër emër i shquar në fushën e endokrinologjisë është bërë pjesë e Albmedica Lezhë, duke u dhënë një mundësi të madhe të gjithë atyre që vuajnë nga problemet e Diabetit Tip 1 dhe Tip 2, Trajtimit të këmbës diabetike, Të gjithave problemeve të gjendrës Tiroide, Çrregullimeve të ndryshme hormonale.

Ajo ka kryer studime postuniversitare për Nutricion në Universitetin e Montreal, Kanada, për menaxhimin e çrregullimeve në nutricion (ushqyerje), rënie dhe kontroll të peshës.

Dr. Teuta Rrjolli ka punuar dhe kryer trajnime në disa vende si:

  • St.Eustache Hospital,Quebec, Kanada
  • Cardiology center of Dorchester, Montreal ,Kanada
  • Saint-Luc Hospital of Chum, Montreal, Kanada
  • Family Medicine Clinic of Havre,Volleyfield, Quebec
  • Veteran’s Hôpital, Saintte-Anne-de Bellevue, Quebec
  • Medical University of Graz, Austri
  • Spitali “Jorgji Karamitri ” , Shkodër
  • Pedagoge në Universitetin e Infermierisë, Shkodër

Ky sigurisht që është një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë të domosdoshme ndihmën e një eksperteje të vërtetë në këto fusha. Të gjithë e dimë se çfarë lehtësimi ndjejmë në atë momentin kur kuptojmë se jemi në duart e sigurta të mjekut të duhur.