“Një punë gjysmake”/ Dom Nik Ukgjini ka dy fjalë për Ministrinë e Kulturës

Dom Nik Ukgjini: Restaurimi i varrit të Gjergj Kastriotit është pune gjysemake.

Dom Nik Ukgjini përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka kritikuar punimet që po bëhen për restaurimin e memorialit të heroit tonë kombetarë Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Don Nika i cileson punimet gjysmake dhe i drejtohet Ministrise së Kultures se nëse nuk ka financa për të berë një punë cilesore do të ishte ai i cili do ti siguronte fondet.

Pas plot 37 vitesh Memoriali i Heroit Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ju nënshtrua rikonstruksionit të plotë për herë të parë por dhe tani puna nuk u bë siq duhet thekson Dom Nika.

Ditë ne sotme kryeministri i vendit e bërë urimin e mirëmëngjesit për ndjekësit e tij pikërisht me një pamje të Memorialit të Heroit Kombëtar në Lezhë.