Një klithmë e mbytur për ndihmë që po e dëgjon çdo zemër e Lezhës…

Në Lezhë ka patur shumë raste të personave të cilët kanë pasur një emergjencë mjekësore, dhe këta njerëz i janë ndihmuar në mënyrën më të njerzishme nga vetë lezhjanët, kanë vepruar me shpirt, ndoshta edhe jashtë mundësive të tyre.

Jemi ne pra, qytetarë, banorë, emigrantë të Lezhës që sado të ashpër, të vengër e serioz të jemi në përditshmërinë tonë me njëri – tjetrin kur vjen puna për dhembshurinë njerëzore dorëzohemi pa kushte, është kjo esenca që vërteton në fund të fundit se thellë-thellë jemi vërtetë njerëz e në anën e mbarë e jetës.

Një klithmë e mbytur për ndihmë ka disa ditë që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh nëpër të gjithë Lezhën, është fjala për Desarën e vogël e cila tashmë as nuk mund të flasë dot për shkak të ndërhyrjes që i është bërë në spital.

Asaj i nevojiten rreth 400 mijë euro për transplantin e palcës kurrizore dhe 36 mijë euro të tjera për 28 ditë qëndrimi në spital pa kryerjes së ndërhyrjes.

Kjo është praktikisht e pamundur për familjen por është e mundur nga organizimi i kombinuar i përpjekjeve tona të gjithanshme.

Thirrjes kanë filluar t’i përgjigjen me shpejtësi plot njerëz, larg Lezhës, apo që nuk janë nga Lezha.

Në artikullin për Desarën të publikuar në Lezha News, një komentues shkruante disa fjalë vërtetë të mençura, ai thoshte:

Lezhjanët do ta ndihmojnë këtë vajzë, është e sigurtë, ata vetëm po presin të binden 100% se është e vërtetë!

Dhe më e vërtetë se kaq nuk ka si të bëhet!

Ju lutemi ndiqeni videon dhe na besoni se jemi të gjithë të thirrur në emër të asaj që na bën të gjithëve njerëz:

Shënim***: Tek Kompleksi Sebastiano (ngjitur me Hotelin e Gjuetisë) sonte në mbrëmje (e shtunë me 6 korrik) organizohet një mbrëmje bamirësie, ku çdokush mund të japë një kontribut me aq sa ka mundësi për Desaren. Çdo zemërgjërësi e jona, çdo akt mirësie dhe dhurimi janë frymëmarrje dhe jetë për atë vogëlueshe, e cila është në vitin e 12-të jetës së saj.

“Sa më pak që kemi aq më shumë duam të japim, duket absurde, por është logjika e dashurisë!” – Nënë Tereza