Një javë pas shpërthimit të bombolës, ndërron jetë 19 vjeçarja nga Gajushi i Lezhës

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë bashkë me nënën dhe vëllain dhe motrën pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut.

Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

E reja ndërroi jetë në një spital në Itali teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.

Hoteli 3 katesh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flaket pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes se gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg.

Po ashtu mësohet edhe detaji tragjik në lidhje me 19-vjeçaren, e cila në muajin gusht të këtij viti kishte caktuar dasmën, por fatkeqësisht ëndrra e saj u ndërpre në mes.

Dhimbje e madhe për familjen Gjoka nga Gajushi i Lezhës, dhimbje me të cilën në këto momente është bashkuar edhe kushdo që ka dëgjuar lajmin.

Ngushëllime familjes, të afërmve, dhe Zoti u dhëntë forcën për ta përballuar humbjen aq shumë të parakohshme të Danielës.