Një djalë midis nesh është në hall të madh… jeta e Gentit varet nga bujaria e zemrave tona!

Përshëndetje miq te LezhaNews!

Më lejoni të vij pranë jush me këtë histori apeli mjaft interesante për t’u lexuar dhe shperndarë me miqtë në mënyrë që të gjithë së bashku mund të ndihmojmë 31 vjeçarin Gentian Ndoj, i cili ka nevojë për t’u kuruar pas një aksidenti automobilistik në vitin 2007.

Gentiani ka kryer 9 ndërhyrje në Shqiperi por pa sukses dhe ka 10 vite me infeksion të quajtur Osteomyelitis. Pas analizave të fundit rezulton se infeksioni ka marrë shkallë të lartë duke rrezikuar helmimin në gjak, gjithashtu humbjen e njërës këmbë por duke shpëtuar jetën.

Pas kërkimeve të shumta të spitaleve që janë të specializuar në këtë fushë, me ndihmën e famullisë së Shënkollit dhe veçanërisht At Salvatore Reino (në foto me Gentianin) i kongregatës “Etërit Rogacjonistë” mund të kurohet pranë spitalit “Codivilla Putti – Cortina d’Ampezzo”, provinca e Bellunos, veri të Italisë.

Gentiani me At Salvatore Reino

Kjo është shpresa e fundit për Gentianin, il cili i palodhur gjithmonë u është gjetur pranë atyre që kanë pasur nevojë për të.

Nga zemra ju kërkojmë një ndihmë edhe në emër të famullisë së Shënkollit ku jemi rritur bashkë me Gentianin.

Përveç se ta bëjmë të njohur, ne kemi dhënë dhe vazhdojmë ta japim kontributin tonë konkret për mbarëvajtjen, i cili do ketë vizitën e parë me 14 shkurt, dita e Shën Valentinit.

Ku ka dashuri më të madhe se të bësh mirë? Bashkë me ju i urojmë shërim të shpejt Gentian Muzikës siç e ka emrin tani në art sepse është ai protagonisti në dasmat dhe gëzimet tona familjare.

Nuk është rasti i parë që na bëhet një apel i tillë si komunitet ne Itali dhe ndihma jonë ka kontribuar sadopak për personat në nevojë. Prandaj jam i bindur se edhe kësaj here për Gentianin do bëjmë diçka brenda mundësive tona.

Prandaj ju bëj thirrje të gjitha shoqatave shqiptare me në krye FNAI që ta marrin për zemër këtë apel, duke e shpërndarë edhe tek shoqëria e tyre.

E kujtoj gjithnjë të buzëqeshur, me entuziazëm dhe plot perspektiva për të ardhmen. Një shembull i mirë për të rinin tonë, e cila shpesh herë zhgënjehet, braktiset dhe serviloset tamam nga ato që duhet të kenë më shumë përgjegjësi ne popull.

Ju bëj thirrje nga çdo vend ku jetoni e punoni nëse dëshironi të ndihmoni Gentian Ndoj për shërimin e tij ky është numri i llogarisë bankare në Itali: I drejtuar “CONGREGAZIONE DEI PADRI ROGAZIONISTI DEL S. CUORE DI GESU’ ”

IBAN IT78 A076 0104 0000 0001 3616 701

CIN A ABI 07601 CAB 04000 N. CONTO 000013616701

Ju kujtojmë se është e detyruar që të shkruani edhe motivin (causale): Cure mediche Gentian Ndoj.

Për të gjithë ato që duan të kontribuojnë nga Shqipëria numri i llogarisë në emrin e Gentian Ndoj është:

Pranë CREDINS BANK SHA, TIRANA, ALBANIA IBAN: AL68 2125 4053 0000 0000 0117 0923

Në emrin tim personal, ne emër të komunitetit dhe të Gentianit,

Zoti u shpërbleftë me të mira!

JU FALENDEROJME NGA ZEMRA!

Me respekt e mirënjohje,

Aleks Vulaj

Legnano – Milano