Një 12 vjeçar është mbytur në Tale të Lezhës

Vetëm pak minuta mëparë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka shpërndarë një njoftim për mediat ku thuhet se ditën e sotme është mbytur një 12 vjeçar në Tale.

Lexojeni të plotë njoftimin e Policisë së Lezhës.

Lezhë/Informacion paraprak:

Më  datë 26.07.2020, në Tale , Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç ,  banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.