Nga po shkon gjithë ky ujë…

Prej ditësh u tha. Me pikat e kuqe në hartë, me çehren serioze dhe me shpresat që të dhënat shkencore të mos vërtetojnë skenarin më të keq të mundshmëm, sinoptikanët më të mirë në vend parashikuan qiell të zymtë.

Në fakt, ashtu doli, reshjet në veri të vendit, dhe veçanërisht në Lezhë kanë qënë të tejbollshme, ose “ka ra konop”, për ta thënë sipas frazeologjisë popullore.

Prandaj, gjithkujt, me të drejtë, i lind pyetja: nga po shkon gjithë ky ujë?

Nëse njerëzit nuk po shkojnë me varkë te pragu i shtëpisë, kjo do të thotë se uji ka kulluar.

Shirat e këtij janari ishin një test për sistemet e kullimit dhe të paktën deri tani kjo tregon se puna e sektorit të bujqësisë ne Bashki nuk ka qënë sa për të kaluar radhën, por serioze dhe funksionale, me pastrimin e kanaleve.

Në test ishin edhe kapacitetet dhe koordinimi i stacioneve të pompimit, të cilat deri në këto momente popunojnë me kapacitet të plotë pa rrezikuar avari.

Kryetari i Këshillit Rakaj dhe Administratorja e Shënkollit Guri, në stacionin e pompimit “Hidrovor”.

Kjo nuk do të thotë ama, se prej këtyre shirave nuk ka lagje dhe rrugë që mbajnë ujë, që nuk ka baltë, që nuk ka përmbytje oborresh, por në krahasim me të shkuarit me varkë në shtëpi, sigurisht që është më mirë.

Turbinat në kapacitet të plotë në stacionin e pompimit “Hidrovor”.

Dhe sigurisht që, në ditët pasuese këto shërbime do të jenë nën trysninë e vazhdueshme të reshjeve, ndaj shpresojmë e urojmë që kapacitetet dhe aftësitë koordinuese të vazhdojnë të qëndrojnë mbi shakatë e pakripura dimërore të natyrës.

Shënim***: Bashkia Lezhë njofton qytetarët lezhjanë, se është në gadishmëri 24/24 për çdo situatë emergjence të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Pë çdo problem ose ndërhyrje emergjence ju lutem të na telefononi në: Cel: +355686694445.