Ne jemi shpresa e fundit e kësaj vajze nga Lezha…

DESARA DOÇAJ eshte vogelushja 12 vjeçare nga Lezha ne lufte per jeten e saj, pasi eshte diagnostikuar me Leucemi Akute Mieloide, nje semundje e rralle e njohur si kanceri i gjakut. Per shkak se eshte AKUTE semundja vepron me shpejtesi dhe nderhyrja duhet te kryhet sa me pare.

Duke qene se prek pjesen e bute te kockes (palcen) eshte semundje shume e rrezikshme qe nuk kursen asnje. Per momentin Desara po merr mjekime ne Athine, por spitali kerkon shumen prej1000 Euro ne nate, shume e cila eshte e paperballueshme dhe plotesisht e pamundur te paguhet nga familja. Zgjidhja eshte qe vajza qe te dergohet ne Genova, Itali, ne spitalin Gaslini. Terapia qe e pret Desaren eshte e gjate dhe e kushtueshme, rreth
400 mije USD.

Familja e saj ka nevoje per te gjithe ne, ne menyre qe Desara te mund t’i nenshtrohet kurimit urgjent duke patur besimin se nga mosha e saj e re dhe me ndihmen e Zotit ajo do te arrije te sherohet. Te gjithe e dime qe nje shume e tille marramendese eshte e
paperballueshme per çdo familje shqiptare, ndaj ju lutemi, me çdo mundesi tuajen, sado te vogel, te kontribuoni per Desaren.

Le t’ja kthejme buzeqeshjen qe ka ngrire mes kater mureve te spitalit! Edhe minutat jane vendimtare e koha nuk pret.