Ndreu përballë vetvetes, 1 Vit Kryebashkiak i Lezhës: “Nuk jam i kënaqur, pretendoj më shumë!”

Me 14 Gusht 2019 Z. Pjerin Ndreu do të betohej si Kryebashkiak i Lezhës dhe sot, me 14 Gusht 2020, plot 1 vit pas marrjes së detyrës në krye të punëve të Lezhës, është rasti për një “bilanc të vogël.”

E para e punës, sa më shumë që kalojnë javët, muajt, apo vitet aq më shumë një politikani i humb e drejta të krahasohet me paraardhësit e tij në detyrë.

1 vit në detyrë, është relativisht një kohë thelbësore legjislative, dhe e mjaftueshme për të filluar të përballesh me vetveten. Ose më saktë, të peshohesh me premtimet e dhëna, ato të mbajtura dhe ato në proces përmbushjeje.

E dyta sepse një bilanc i tillë, duke mos e hedhur vështrimin nga e shkuara e kundërshtarit, por nga e jotja është atribut i një politikani modern.

Lexojeni fjalën e Ndreut, sot me 14 Gusht 2020 në Pallatin e Kulturës:

Jam shume i gëzuar që pas 1 viti pune rishihemi dhe flasim per punen e bere, me shume se aq sa kemi premtuar duke lene shenje ne jeten e lezhjaneve.

Ne nisje jemi munduar te bejme ate qe duhet. Nuk do te merrem me te shkuaren por me te ardhmen per te mos pare pas por para, ky eshte nje premtim qe kam bere dhe do ta mbajme.

Ne duhet te ecim para, shpejt dhe me cilesi. Nuk jam i kenaqur me ate qe eshte bere sepse ne endrrat e mia duhet te ishim shume me pare.

Jane disa faktore qe kane ndikuar dhe qe realisht nuk varen nga ne. Nderhyrja ne riformatimin e struktures per ta bere sa me eficente dhe dhenia e punes cdo punonjesi ishte nisja.

Jane ulur 19% shpenzimet duke kursyer 1 miliarde leke, investimet publike arriten ne 7.1 miliarde leke dhe kjo fale projekteve te realziuara sepse nuk gjetem te tilla. Nderhyrje ne rruget rurale, knale kulluese, ujesjellesi zejmen, mjete per te rritur volumin e punes ne sherbime dhe bujqesi si dhe paraqitja e qytetit kane qene nje nisje e mire.

Po bashkpunojme me qeverine per te shtuar volumin e punimeve ne kanale kulluese e vaditese. 3 miliarde leke per transformimin e rrugeve rurale. Ulja e tarifes vendore me 20% dhe taksat vendore me 30%.

Si pasoje e termetit u perballem me nje situate te veshtire duke qene perkrah qytetareve. Ne perfundim mbeshtetem 400 familje me bonus strehimi, 60 familje te asistuars me strehim ushqime e veshembathje, 130 familje te asistuara me mbeshtejte ushqimore e veshmbathje. Rindertimi ishte nje faze e veshtire por mundem te mbeshtesnim 1700 familje me grante rindertimi, 9 pallate she 250 shtepi per t’u rindertuar.

7317 pako te shperndara gjate pandemise, 317000 m2 te disinfektuara, 660 raste sherbimi ne shtepi per pensionistet, ulie e tarifes se sherbimit per periudhen e pandemise.

Skeme e re per pastrimin ne zonat turistike duke sjelle permirsim te situates dhe nje pamje ndryshe per pastrimin ne Shengjin. Nuk ka me grumbuj mbeturinash, nuk ka me zona te ndotura.

Rehabilitim total i trotuareve duke permendur rreht 2 000 metra katror trotuare. Rivendosja e ndricimit aty ku mungonte apo ngritjen e ndricimit aty ku nuk ka ekzistuar.

Plotesimi me sinjalistike rrugore, pastrimi i vazhdueshem i rrugeve.

Liruam hapsirat publike, pastruam dhe zgjeruam shtratin e lumit drin dhe larguam vegjetacionin.

Ndertuam muzeun etnografik pas 25 vitesh mungese, bashkpunuam me biznesin per te ndertuar shetitoren e Kunes.

U be rehabilitimi i hyrjes ne shengjin duke disiplinuar nje vend qe eshte pamje kryesore e nje zone turistike. Rehabilituam qendren e qytetit te Lezhes, hoqem ambulantet nga shetitorja ne Shengjin duke u dhene nje vend tjeter por duke ndihmuar levizjen per vizitoret.

Zgjerimin e hyrjes se blinishtit dhe riveshja e rruges drejt Fishtes, me lobimin e bashkise eshte bere e mundur edhe ndertimi i rruges turistike te Vainit, me lobimin tone sollem edhe rindertimin e shtepise se Fishtes.

Promovimi ndryshe i turizmit por do te duhet te behet me shume sepse situata e ketij viti na pengoi.

Sportit po i jepet tjeter rendesi duke mbeshtetur çdo sportist dhe duke nxitur te rinjte per tu marre me sport.

Nuk jam i kenaqur dhe pretendoj me shume. Ne do te vazhdojne te punojme me fort qe qytetaret te kene ate cka meritojne.