Ndreu mban fjalën e rastit dhe paralajmëron 2 çmime të reja të përvitshme në Lezhë

“Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, kjo ishte fraza-titull e eventit të ditës së sotme me rastin e 148 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

Në këtë përvjetor, i cili u zhvillua në oborrin e bibliotekës “Gjergj Fishta” pranë shtatores së vetë Fishtës, morën pjesë personalitete të artit, letrave e studiues, si Preç Zogaj, Tonin Çobani, Mirush Kabashi, ministrat Lleshaj dhe Margariti, deputetja Jaku, prefekti Jaku, Kryetari i Qarkut Ndreca, dhe Kryetari i Këshillit Rakaj.

Në vijim, sigurisht, që fjalën e rastit e ka mbajtur edhe i zoti i shtëpisë Kryebashkiaku Ndreu, i cili, ndër të tjera u shpreh se do të krijohen dy çmime artistike për krijuesit lokal dhe deri në nivel kombëtar, Çmimi At Gjergj Fishta që do të fillojë të akordohet çdo Maj për poezinë më të mirë.

Gjithashtu ai ka shtuar edhe çmimin At Zef Pllumi për memoriografinë më të mirë.

Ndreu është shprehur se Bashkia Lezhë është zotuar dhe do të ketë angazhimin maksimal të saj në drejtim të fuqizimit të jetës kulturore në qytetin e Lezhës.

Ndiqeni fjalën e tij të plotë: