Ndreu firmos dhe publikon urdhrin për bizneset në Lezhë…

Pak orë mëparë Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ka publikuar urdhrin e firmosur në faqen e tij zyrtare.

Urdhri në fjalë, i cili mban datën e sotme, ka të bëjë më të gjitha njësitë tregtare në Lezhë të cilat bëjnë pjesë në listën e aktiviteteve të lejueshme sipas aktit normativ të qeverisë, në kuadrin e ndalimit të përhapjes së virusit kurorë.

Urdhër

Për zbatimin e masave të qeverisë për respektimin e distancave sociale dhe mos krijimin e konfuzioneve në biznese te ushqimeve, bankave, dhe njësive të tjetra tregtare ne qytetin e Lezhes.

Nisur nga problemet e vërejtura ne mosrespektimin e masave shtrenguese te vena ng qeverisa shqiptare për kufizimin e lëvizjeve dhe ruajtjen e distancave sociale, bashkia terheq vemendjen dhe urdheron te gjitha njesite tregtare, bankat, farmacite dhe çdo njësi tjetër shërbim te marrin keto masa:

  • Te mos shërbehet nëse nuk ruhet distanca prej 1 meter nga çdo person që kërkon shërbim der në respektim e distancave sociale.
  • Çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse. Në të kundërttë mos jepet shërbim për personat që nuk e zbatojnë deri në marrjen e masave mbrojtëse.
  • Të mos lejohen grumbullime njerëzish sidomos e vëne re kjo ne njësite tregtare fruta-perime ku as shitësit dhe as blerësit rezultojnë që nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse duke lejuar grumbullime të rrezikshme në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria.

Në raste të mos zbatimit të rregullave të vendosura nga qeveria do penalizohen nga ana e policisë së rendit dhe asaj bashkiake me gjoba, dhe për përsëritësit der në bllokim të aktivitetit duke e konsideruar rrezik për komunitetin.

Ju kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjithë qytetarëve të Lezhës dhe tregëtarëve të njësive të ndryshme që të zbatojnë me korrektesë masat e qeverisë.

Kryetari

Pjerin Ndreu