Ndreu: “Bashkia Lezhë nuk paguan rroga për presion kazani”, Alfrida Marku: “Këshillojeni të paaftin!”

Asnjëra palë nuk lëshon terren politik. Nga njëra anë është përfaqësuesja e PD Znj. Alfrida Marku e cila analizon me imtësi çdo deklaratë apo vendim që miratohet, e që gjithashtu duke patur përvojën si nënkryetare e Bashkisë Lezhë, e lexon ndoshta më kthjellët gjithçka ndodh aktualisht në Bashki.

Nga ana tjetër është Kryetari i Bashkisë i cili nuk ia përton aspak t’i tregojë haptazi të gjitha zezonat që ka gjetur kur ka hyrë në atë zyrë. Sot Ndreu, me tone të ashpra, ka folur për gazetarë që merrnin rroga bashkie, për kazanë që stisin lajme, dhe për individë të paaftë që nuk dinë të lexojnë dokumentet që gjenden në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë.

Debati i sotëm në distancë, nuk ka qënë në lidhje me ndonjë absurditet të aktualitetit në vend, por në fakt, ka qënë tepër konkret, dhe në qendër të tij janë pikërisht taksat dhe tarifat vendore, që pavarësisht argumenteve të palëve, të paktën është një tematike që bëhet në interesin e çdo biznesi apo familjeje në Lezhë.

Ja çfarë shkruan Ndreu:

Perfaqesues me tipik te kazanit mediatik ne Lezhe te frymezuar me rroga bashkie pa bere asnje pune, vazhdojne tu zgjasin mikrofonin kujdo qe thote nje fjale pa lidhje. Ndersa sforcohen per te gjete nje te paditur qe sdi ca thote, i sqaroj se:

1-Bashkia Lezhe ne paketen fiskale 2020 ka ulur ne te gjitha zerat taksat 30 % . Per ata qe sdine me lexu, ju sugjeroj faqen e bashkise ku mund te gjejne paketen fiskale te zeze mbi te bardhe !

2-Ulja 30 % eshte limiti i lejuar i uljes dhe lehteson biznesin me te gjitha taksat e jo ne nje. Kazani dhe ca te paditur nuk shohin, se ju ka ike shikimi ka 8 muaj, kur paguanin vetem 48 % dhe mbante me rroga kazanin me familjaret e tyre, ndersa 52 % e biznesit bente sehir !

3- Me vendim te Keshillit Bashkiak, afati i pagimit te taksave eshte shtyre me dy keste me 30 Qershor dhe 30 Tetor. Perseri ju keshilloj leximin ne faqen e Bashkise se aty jane vendimet per ata qe kane sy.

4-Tarifat vendore jane fshire per 2 muaj per bizneset qe nuk kane punuar dhe abonentet familjare..Kazani nuk e shikon, as ata qe i fryejne mikrofonit nuk kane sy ! Te faqja e Bashkise eshte e zeze mbi te bardhe !

5-VKM per protokollin e masave te sigurise ne plazhe dhe menyren e aplikimit te lejeve per shfrytezimin e hapesira publike eshte bere publike dje. Kazani e di mire, e ka lexu se media qe perfaqeson e ka dhene. Po se tregon se nuk i intereson !

6-Presionin e kazanit per te mbajte rrogat ne bashki nuk njohim as kur bejne kronike per ujrat e zeza diten kur marrin vesh se Ministri i Brendshem do bente inspektim te tille. 5 vjet nuk i shihnin ato ujra, aty i kishin.

Se fundi, kazani ti bjere kazanit se ne do bejme ate qe se shohin dot, as me xham e as pa xham, se ju terren syte !

Ndërsa Znj. Alfrida Marku, e akuzon Ndreun se nuk bën dot dallimin midis taksës dhe tarifës dhe e fton të faktojë se sa është zbritja që është bërë për taksën e Tokës Bujqësore.

Dikush ta këshillojë këtë të paaftin që ende s’di bazën e sistemit fiskal vendor, se lezhjanëve nuk mundet kurrë tu drejtohet me këtë formë komunikimi mllefi!

Aq më tepër të gënjejë publikisht!

Sa për lehtësitë fiskale gjatë Fatkeqësisë natyrore:

Tarifa e shërbimeve publike është një ndër 8 zërat në tarifat vendore, dhe këto të fundit ndryshojnë me taksat vendore.

Taksat e tarifat përbëjnë bazën e burimeve vendore (të veta) përgjatë një viti buxhetor për Institucionin e Bashkisë.

Numri i bizneseve që janë mbyllur sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë është shumë më pak në raport me bizneset që realisht s’kanë patur punë.

Ndërkohë, meqë deklaron publikisht se ka zbritur 30% të gjitha ! taksat vendore, publikisht e ftoj ti sqarojë zë për zë! Konkretisht, sa ka zbritur taksën e tokës bujqësore ?! Zero!