Ndreu: “Agonia në Lezhë do të marrë fund shumë shpejt!”

Deputeti Ndreu përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se FRESSH tregoi sot qartë rrugen drejt fitores së 30 qershorit.

Nga ana tjeter Ndreu ironizoi edhe të rinjtë e FRPD të cilet kishin dal për të pritur Ramen me pseudoparulla. Socialistet janë më të fuqishem se kurrë për të marrë bashkinë e Lezhës ka shkruar Ndreu.

Sot me këtë aktivitet treguam forcen, energjinë dhe organizimin spektakolar te FRESSH Lezhe.

E shfaqem qartë se çfarë jemi në gjendje të bejme dhe shtruam rrugen pa kthim drejt fitores së 30 qershorit.

Mbi 100 të rinj e të reja ju bashkuan FRESSH për të ringjallur jeten e një qyteti qe po perjeton pergjumjen e tejzgjatur dhe paaftesine e pashembullt për të drejtuar.

Rreth 15 persona (te mbledhur nga e gjithe Shqipria😂) me ca pseudoparulla jane një pikë uji në oqeanin dhe vrullin e rinisë socialiste.

Fundi është diferenca mes të shkuares dhe të ardhmes.

Agonia e një prej qyteteve më të bukur të vendit, Lezha, merr fund se shpejti fale frymezimit, enderrave dhe vendosmerise te rinjeve e te rejave lezhjane. Socialistet jane me gati se kurrë që të marrin në dorë fatin e qytetit.