Ndreca status fshikullues, replikon menjëherë ish-drejtori i Bordit të Kullimit Lezhë

Kryesocialisti i Lezhës dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Dr. Eduard Ndreca, ka reagur pak më herët në lidhje me atë që ai e quan “zhytje politike e miqve në momente të vështira për vendin”.

Z. Ndreca ka ruajtur gjithnjë një pozicion të ekuilibruar e të matur me reagimet e tij, por kësaj here Kryetari i Socialistëve të Lezhës, dhe siç përflitet, deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, e ka patur të pamundur të mos shprehet në këtë situatë.

Nuk ka vonuar shumë dhe poshtë statusit të Ndrecës është shfaqur një koment-replikë nga ish-Drejtuesi i Bordit të Kullimit Z. Petrit Gjoni.

Lexojeni statusin e tij të plotë:

Ndjej keqardhje miq per disa qe zhyten politikisht ne situatat e veshtira te vendit per tu bere te pranishem tek njerezit me sharje ndaj qeverise apo bashkise.

Rasti i fundit i permbytjeve apo shembjeve ne disa zona i ka nxjerre keto njerez nga struka e tyre e erret politike dhe jane turrur me vrap si zbulues te problemeve. Fatkeqesisht disa prej tyre kane qene drejtues te institucioneve me pergjegjese per te perballuar situata si kjo qe kaluam. T

ani dalin keto ish drejtues e na thone se ka vite qe nuk hapen kanalet, nuk jane bere investime rrugesh etj etj. Po si nuk kane turp qe nxjerrin dhe veten kaq zbuluar! Pra, e pranojne se kane qene thjesht fizikisht aty, se nuk kane bere qofte nje kokerr pune.

Qe ata ta mesojne, po ju kujtoj se Bashkia aktuale ka investuar ne kanalizime e kullime e ne gjithçka tjeter sa tre here me shume se gjithe te tjeret bashke. Bordi Kullimit ne keto vite ka bere pune te jashtzakonshme. Po te ishte ndryshe do ishim katandisur keq fort e per dite te tera do lundronim ne uje.

Tani se do behet politike jam dakord, por qe te shkojne deri aty sa t’u blihen kazmet e lopatat ne Lezhe e te nisen njerez ne rrugen e Ungrejve per te germuar ne nje vend te rrezikshim e kjo te filmohet gjasme per te goditur pushtetin vendor, me duket neveri.

Gjithsesi nuk kemi cfare presim prej tyre. Jane te njejetet qe mengjesin e termetit para nje viti, pa pyetur as njerezit e tyre ne jane gjalle apo jo, filluan fjalimet kunder qeverise per menaxhim te dobet te situates.