Ndërron jetë 13 vjeçari nga Lezha i cili u përplas me makinë të premten

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës një 13-vjeçar nga Lezha i cili u aksidentua të premten.

I mituri J.N kishte marrë makinën e prindëre pa leje dhe po udhëtonte me të në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë kur u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, ai mori plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Një rast i rëndë, një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, qoftë ky një mësim i madh për të gjithë të tjerët, sesi një pakujdesi e vogël, nuk të kursen as jetën.