“Na u ba shpija diskotekë, dritat fik e nez!”/ OSHEE shkakton irritim te banorët në Lezhë

Banorët e Rrilës dhe zonave përreth e kanë humbur durimin, ata shprehen se vetëm gjatë ditës së sotme energjia elektrike është ndërprerë mbi 20 herë.

Përveç faktit se energjia ka munguar, cikli i shkëputjeve të njëpasnjëshme ka krijuar një efekt irritues tek abonentët e OSHEE-së, pa përmendur këtu defektimin e mundshëm të pajisjeve që shkakton fik-ndezja e shpeshtë në një kohë të shkurtër.

“Na u ba shpija diskotekë, dritat fik e nez!”, shprehet një banor i irrituar i Rrilës.

Që prej ditës së djeshme fshatrat Rrilë, Barbullojë kanë qënë në erresire totale. Shkak eshte bere nje defekt ne linjen qe furnizon keto fshatra, pasi për zgjidhjen e tij u vonua shumë dhe u desh një numër i madh provash teknike, të kyçjes dhe ndërprerjes së energjisë për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikës.

Punonjesit e Oshee jane ne terren dhe po punojne per defektin. Banoret e kontaktuar me telefon shprehen te revoltuar mbi situaten qe sipas tyre ndodh shpesh.