“Na lini të punojmë e mos na çani kokën me prishaqejfet…”/ Kryebashkiaku i Lezhës nuk kursehet me ata që bëjnë “sikur”

Pak minuta mëparë ka patur një reagim nga ana e kreut të Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu.

Ai ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga moti i keq, i cili thekson se nuk është parë prej 50 vitesh një acar i tillë.

Ndreu në mesazhin e tij i ka mirëkuptuar të gjithë ata që janë realisht në hall, ata që kanë punuar deri në të gdhirë në përpjekje për të mirëmbajtuar në funksion shërbimet, por gjithashtu ai ka fshikulluar të gjitha ata të tjerët të cilët ‘bëjnë sikur’ qahen për popullin, rrugës së kthimit nga qejfet e veta.

Lexojeni të plotë reagimin e Ndreut:

Policia, ushtria, Prefektura, Bashkia, OSHE,kane me shume se nje vit qe jane pa pushim ne pune, prej termetit, pandemise, permbytjeve apo bores! Ca politikane dhe gazetare te helmuar jane acaru se kane ngele te bllokuar ca ore ne trafik pasi kane ngrene dreken per kokerr te qejfit ne restorante!

Situata eshte e pazakonte, e pandodhur ndonjehere prej 50 vjetesh ne Lezhe. Askush se ka mendu kete acar. Keshtu qe na leni te punojme e mos na cani koken me prishaqejfet tuaja pas argetimeve! Ata qe kane te drejte te flasin, jane njerëzit ne nevoje dhe punonjesit qe e kane gdhi ne rruge!

Nje maune e kthyer kryq ne rruge dhe nje fluks mjetesh me drejtues pa pike pergjegjesie, mbushin aksin e rruges ne dy krahet me nga kater rreshta. Keshtu bllokojne borepastrueset, kripen dhe fadromat me terheqe kamionin me zhblloku rrugen. Kush di formule magjike ne keto raste te na e thote?! Ah po, Luli duhet ta dije, por te pyese babain politik, se nuk e thote dot po sja dha lejen ai!