Moriseni largohet nga Bashkia Lezhë, merr detyrën e re të rëndësishme…

Znj. Oliana Moriseni ka njoftuar pak minuta mëparë nëpërmjet një statusi publik në Facebook se është dorëhequr nga detyra si nënkryetare e Bashkisë Lezhë.

“Prej një viti e gjysëm në këtë detyrë shërbeva me përkushtim e dashuri ndaj qytetit dhe qytetarëve të Lezhës, detyrë e cila, ashtu siç të dhuron sodisfaksion, po aq të sfidon me dinamikën e saj”, shprehet ajo.

Në fjalinë e fundit të statusit të saj ajo tregon se do të ushtrojë një tjetër detyrë të re e të rëndësishme, atë të Drejtueses Rajonale Tatimeve Lezhë.

Lexojeni të plotë njoftimin e Znj. Moriseni:

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë!

Sot ndërpres rrugëtimin tim si Zv/Kryetare e Bashkisë Lezhë për të nisur një tjetër …

Një pozicion të cilin jam përpjekur ta mbaj me dinjitet duke ushtruar funksionet e saj në bazë të ligjit dhe të normave shoqërore .Në këtë eksperiencë prej një viti e gjysëm i kam shërbyer me dashuri dhe përkushtim qytetit dhe qytetarëve të Lezhës .Detyrë e cila aq sa të dhuron sadisfaksion po ashtu të sfidon me gjithë dinamikën e saj.

Gjatë kësaj periudhe kam njohur miq dhe bashkëpunetorë fantastik, pa të cilët nuk do ja kishim dalë sfidave të vazhdueshme,ndaj ju falenderoj pamasë përzemërsisht secilin nga ju duke nisur nga punonjësi më i thjeshtë deri tek cdo drejtues.

Pafundësisht mirënjohëse për Kryetarin e Bashkisë Z.Pjerin Ndreu i cili më dha besimin të jem pjesë e skuadrës së tij të madhe. Me këmbëngulje ngrite frymën e një institucion të punës dhe të përkushtimit , ngrite frymën se detyra që kemi është përgjegjësi dhe angazhim serioz e jo një trofe . Me kohën jam e bindur se në Lezhën e historisë dhe të kulturës do gdhendësh sukseset e punëve që ke nisur dhe shumë të tjera që do pasojnë.

Jam krenare që isha pjesë e Bashkisë Lezhë por njëkohësisht e nderuar ku nga nesër do jem pjesë e Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

PËRGJEGJËSI TË REJA , SFIDA TË REJA…

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin ! 🙏