Mjeti përplaset me armaturën e karburantit në Lezhë, 2 rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident në Lezhë paraditen e sotme. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, ku një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me karburantin.

Dy personat që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.