Mirditë/ Bie në kontakt me rrymën, humb jetën!

Një 58 vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite për shkak të kontaktit me rrymën elektrike. Grupi hetimor po kryen zbardhjen e plotë të detajeve dhe rrethanave te cilat i kushtuan jetën shtetasit.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.