Miratohet shembja e 8 pallateve dhe 2 shkollave në Lezhë, sapo e vendosi Këshilli Bashkiak

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur të Këshillit të Bashkisë Lezhë, i kryesuar nga Z. Ernest Rakaj pati në rend të ditës shembjen e 8 pallateve në Lezhë, si pasojë e dëmtime të pësuar për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Pallatet në fjalë janë:

  • Pallati nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, Lagja Gurra.
  • Ndërtesë 2 katëshe, Lagja Skëndërbeg.
  • Pallati i Kinezëve, Lagja Besëlidhja.
  • Pallati i Pilotave nr.5 dhe nr. 3, Lagja Besëlidhja.

Shkollat në fjalë që do të shemben janë:

  • Shkolla e Mesme e Bashkuar, “Llesh Nik Daka” Shënkoll
  • Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lagja Besëlidhja

Me vendimin e tij të ditës së sotme Këshilli i Bashkisë Lezhë i hapi rrugën shembjes së ndërtesave të dëmtuara për rindërtimin e tyre sipas programit të rindërtimit të miratuar nga Qeveria Shqiptare.

Faqe 1 nga 2
Faqe 2 nga 2