Metaliaj: “Mos i lini në mëshirë të fatit, hapni tregun e Lezhës”

Duhet të ishte i hapur, sipas urdhrit të ‘shpëtimtarit të vendit’, dhe detyrimit që ka Bashkia Lezhë të dizinfektojë ambientet, e jo të mbetej i mbyllur tregu duke lënë 285 familje pa bukë e pa të ardhura, shprehet ish-deputetja e Lezhës Znj. Lindita Metaliaj.

Bashkë me reagimin e saj, ajo ka publikuar edhe videon me pamjet nga tregu i Lezhës dhe dëshmitë e vetë tregtarëve aty, lexojeni të plotë reagimin e saj:

Bashkia Lezhe braktis tregtaret ambulante!

Tregtaret e tregut industrial ne qytetin e Lezhes jane lene ne meshire te fatit!
285 tregtare ushqejne familjet me ato pak te ardhura qe fitojne nga shitjet ne treg.
Edhe pse tregu duhej te ishte i hapur me urdher te “shpetimtarit te vendit”,deri ne keto momente ai eshte akoma i mbyllur.

285 familje jane pa buke dhe pa te ardhura!

Kjo ndodh nga paaftesia,papergjegjshmeria dhe neglizhenca e Bashkise Lezhe e cila ka per detyre te dizinfektoje ambientet e tregut industrial!

Deri ne keto momente kjo nuk ka ndodhur!

Policia bashkiake bashke me policine e rendit sot shperndane protesten e tregtareve ,te cilet me te drejte kerkojne tu plotesohen kushtet dhe te merren te gjitha masat mbrojtese nga pushteti vendor dhe qendror ,ne menyre qe te ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar per te ushqyer familjet!

I bej thirrje Bashkise Lezhe dhe te emeruarit te saj te marrin te gjitha masat per te mundesuar hapjen e tregut industrial te Lezhes!

Çdo dite vonese ,jane dite pa buke per 285 familje !