Mblidhet online Këshilli i Bashkisë Lezhë, ja çfarë u miratua!

Këshilli i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar online mbledhjen e radhës në të cilën u morën disa vendime me rëndësi.

Vendimet në fjalë lidhen me përdorimin e buxhetit të emergjencës për të vazhduar operacionin humanitar me shpërndarje e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Po ashtu, pjesë e fondit është caktuar për dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave nëpër qytet dhe njësi administrative.

Këshilli Bashkiak ka vendosur gjithashtu ditën sotme miratimin e ndërtimit të ujësjellësit të fshatrave Pllanë, Tresh, Zejmen, Markatomaj, e Spiten me vlerë të plotë 303,373,627 lekë.