Materniteti i Ri i Lezhës së shpejti një realitet i prekshëm dhe një shërbim i merituar…

Ministrja e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu, deputetja e Lezhës Znj. Ardiana Jaku dhe Prefekti Z. Gjok Jaku kanë vizituar ditën e sotme kantierin ku po kryhet punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës.

Një maternitet i ri ishte dhe mbetet një emergjencë për Lezhën, do të ishte ndoshta e tepërt për lexuesin që të sillnim në vëmendje gjendjen e maternetit aktual, për të cilin, më shumë se çdo lajm, do të fliste porta hyrëse e tij me vargojtë e qarkuar në të.

“Një premtim i mbajtur”, shprehet Manastirliu për investimin 3.2 milion dollarësh të Qeverisë Shqiptare që do të garantojë një shërbim me standarte të larta.

“E premtuam maternitetin, e filluam… dhe jo vetëm atë por edhe një projekt për gjithë spitalin!”, shkruan Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu.