Margariti bën “Mea Culpa” në Lezhë, dhe jep lajmin e mirë…

Ministrija Margariti ka mbajtur fjalën e rastit sot në Lezhë në eventin e organizuar nga Bashkia Lezhë në nderim të figurës së Fishtës.

Për Ministren e Kulturës duhet të ketë qënë një dalje e pamundur, sikletosëse, dhe tejet e vështirë krahasuar me të tjerat, dhe kjo aspak për fajin e saj personal por për fajet e grumbulluara në kurriz të Fishtës të institucionit që ajo përfaqëson nga pararendësit e saj në atë detyrë.

Margariti ka dalë para të pranishmëve me një veshje casual, gjysëm-xhaketë e gjysëm-kimono, dhe ka folur me pezm ngaqë s’kishte ç’të thoshte tjetër veçse të lexonte listën me borxhe që shteti i detyrohet Fishtës.

Ministrja, ndryshe nga pararendëset e saj, foli me dëshpërim dhe pendesë në lidhje me situatën, ç’ka u duk si një ‘Mea Culpa’ nga ana e saj.

Por ky është lajm i mirë sepse siç pati thënë psikologu i famshëm Carl Jung, “hapi i parë për ta ndrequr një gabim është që fillimisht ta pranosh atë.”

Ministrja dha lajmin e mirë për projektin e shtëpisë muze të Fishtës, të Kuvendit të Troshanit dhe të Zojës Nunciatë, të trija këto pjesë e rrugëtimit të gjurmëve fishtjane, dhe që përkon me konceptet moderne të turizmit duke i hapur Lezhës mundësinë që së shpejti të ketë edhe një Fishta Tour në ofertën e saj turistike.

Të paktën kësaj here kuptohej qartë serioziteti në fjalët e saj dhe nuk ishin “dokrra hini” si ato të herëve të shkuara.