Manastirliu në Lezhë/ Shërbimi i terapisë intensive i rinovuar plotësisht

“Serumi Rajonal i Lezhës”, kështu i referohen me ironi disa komentues në faqen Lezha News Spitalit Rajonal të Lezhës, duke nënkuptuar kështu se ai ka degraduar në thjesht një godinë ku bëhen serume.

Por sot, Ministrja e Shëndetësisë ka qënë në Lezhë për të dëshmuar diçka krejt tjetër në lidhje me Spitalin e Lezhës. E shoqëruar nga deputetja e Lezhës Znj. Ardiana Jaku, Prefekti i Lezhës Z. Gjokë Jaku, Drejtori i Spitalit Dr. Leon Kaza, Manastirliu ka dëshmuar me kokëfortësinë e fakteve, figurës, zërit, dhe prekjes se:

“Monitorë, respiratorë, defribilatorë, laringoskopë, sete intubimi, eko, shtretër plotësisht të pajisur dhe seti i plotë për reanimacionin ka rinovuar dhe plotësuar shërbimin e terapisë intensive në spitalin rajonal të Lezhës ✅

Vijojmë investimet për përgatitjen e sistemit shëndetësor për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, por edhe për trajtimin me cilësi të të gjithë pacientëve, jo vetëm në spitalet universitare, por edhe në spitalet rajonale dhe bashkiake në vend.”