Lleshaj dhe Ndreu qetësojnë banorët, ekspertët janë nisur nga Tirana për në Lezhë!

Pak minuta mëparë Ministri i Brendshëm Z. Sandër Lleshaj ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare i shoqëruar edhe nga Kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu.

Lleshaj komentoi një video e cila u përhap nëpër media në lidhje me një paqartësi me ekspertin e Bashkisë Lezhë. “Nuk kam pasur asnjë përplasje, dhe në këtë pallat gjysma e banorëve janë njerëz të mitë”, është përgjigjur Lleshaj.

Ministri shprehet se fjalën e fundit do ta thonë gjithmonë ekspertët, të cilët janë nisur nga Tirana dhe do të jenë sonte këtu për aq kohë sa bën rruga deri në Lezhë.

Pas Lleshajt fjalën e ka marrë Kryebashkiaku Ndreu i cili u shpreh se termi “përplasje” është një fantazi e juaja (gazetarit). Në këtë pallat banoj edhe vetë dhe ne kemi vendosur që për gjendjen e këtij pallati të mos japim një verdikt final si Bashki por kemi kërkuar ndërhyrjen e një ekspertizë më të kualifikuar që t’u japim një përgjigje garantuese këtyre banorëve.

Për më tepër ndiqni videon e shpërndarë nga Ministri i Brendshëm në faqen e tij zyrtare: