Lezhës i hapet një tjetër portë, dhe kësaj here mesazhi është i qartë…

Ura ekzistuese

Qyteti i Lezhës ka një metabolizën të çuditshëm.

Ose për ta thënë ndryshe ka një jetë apo personalitet të dyfishtë. E para është ajo e paradites deri në ora 13:00, ku pas këtij orari, sikur të ishte me buton, boshatiset e gjitha, dhe vijon jeta e dytë, ajo e pas orës 13:00.

Kjo ndodh, siç e shpjegojnë urbanistët, për shkak se qyteti braktiset në ora 13:00 nga banorët e njësive admistrative përreth, pasi ata, shfrytëzojnë orët e para të ditës për të kryer shkëmbimet tregtare kryesisht.

E ky është një tregues i madh, sepse kjo do të thotë se nëse qendrat urbane të njësive të administrative fuqizohen natyrshëm me kohën, kjo do ta dobësonte rolin e qytetit dhe do ta reduktonte atë në thjesht një ‘magazinë për pazar’.

Që Lezha të mos rrezikojë të shndërrohet në një katund të madh në të ardhmen, thonë urbanistët, duhet të ngjajë më tepër si nyje nevralgjike sesa si pikë grumbullimi që i vihet dryni në ora 13:00.

Siç kuptohet, në Bashkinë e Lezhës dikush e ka patur veshin e arsyes mjaftueshëm të mprehtë për ta dëgjuar këtë sirenë alarmi, dhe mënyra më inteligjente për ta kthyer Lezhën nga një “magazinë urbane” në një nyje apo “polis” është hapja e portave hyrëse e dalëse prej saj, tokësore e ujore, sa më shumë të jetë e mundur.

“Nëse shihni se në një qytet nuk ndërtohen vetëm mure, por edhe ura, dijeni se i ka shtrirë krahët nga e ardhmja,”– thotë arkitekti dhe urbanisti i madh Frank Gehry.

Në Lezhë, pas dy urave mbi lumin Drin, për të cilin Bashkia Lezhë u shpall fituese e fondit me projektin më të mirë, një tjetër projekt i Bashkisë Lezhë ka fituar mbështetjen financiare të Qeverisë.

Ura ekzistuese

Bëhet fjalë për urën me ristela të kalbura në lagjen Skëndërbeg, në të cilën aktualisht ecin automjetet, ashtu siç ecën biçikleta në litar në shfaqje cirku.

Por duhet theksuar edhe njëherë impakti afatgjatë urbanistik i kësaj porte hyrëse në Lezhë, por edhe impakti i drejtëpërdrejtë me shfryrjen e qytetit nga mbingarkimi me mjetet e tonazhit të rëndë dhe qarkullimi në përgjithësi.

Në përfundim, duhet ta pohojmë pa rezerva, se ne nuk e dimë kush janë ata arkitektë që përpilojnë projekte në Bashkinë e Lezhës, por e dimë me siguri se Pjerin Ndreu ka gisht që ato të dalin fituese, dhe ato fonde t’i vijnë Lezhës.

Ndoshta është herët të thuhet, por me këtë transformim rrënjësor që vijon të bëhet në Lezhë, Pjerin Ndreu nuk po kërkon një mandat të dytë, ai po e meriton atë.

Tjetër mesazh nuk ka.