Lezhë/ Zbulohet biseda e Ramës me inxhinierët në Shënkoll

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Ahmetaj, kryebashkiaku Ndreu dhe administratorja Guri kanë inspektuar punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi u njoh nga afër me punimet në kantier, kreu i qeverisë nuk nguroi që të jepte direktivat e tij inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor.

Madje ai nuk nguroi që t’ia bënte atyre të qartë se nëse nuk përfundojnë punimet brenda këtij afati, kompania futet në ‘listën e zezë’.

Pjesë nga biseda e Ramës në kantier:

Rama: Paska goxha terren.

Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta.

Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe

Ahmetaj: Po, 7 metra.

Rama: Super punë është bërë.

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla.

Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës.

Ahmetaj: Të punoni me 3 turne.

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.