Lezhë/ Vijon procesi, ja emrat e 3 kryetarëve të fshatrave të deritanishëm

Kryeplaku ose Kryetari i Fshatit është një pikë reference e rëndësishme për fshatin apo zonën në të cilën zgjidhet të përfaqësojë.

Ligji për Kryetarët e Fshatrave është i kornizuar qartë ne Republikën e Shqipërisë.

Ligji në fjalë kërkon që lagjet e çdo fshati të zgjedhin pleqtë e tyre të cilët mëpas, këta të fundit do të zgjedhin kryeplakun, Kryetarin e Fshatit pra.

Ashtu si asnjëherë mëparë, (dikur emëroheshin), kësaj here Kryetarët e Fshatrave do të zgjidhen me votë, të cilat këto, në përfundim, do të numërohen para syve të të gjithë të pranishmëve.

Këshilli i Bashkisë, dhe Kryetari Rakaj kanë theksuar se korrektësia e procesit dhe transparenca janë dy parimet që do ta drejtojnë deri në fund këtë proces.

“Ai që merr votat e fshatit, e gëzoftë”, shprehet Rakaj.

Deri ditën e sotme, 11 Shtator 2020, janë zgjedhur Kryetarët e Fshatrave për Shënkollin, z. Pashk Toçi, për Tale 1 z. Pashk Frroku, dhe Rrilë (koperativë) z. Arben Paluca.