Lezhë/ Treni përplas automjetin në Pllanë

Një automjet tip Hyundai është përplasur nga treni në fshatin Pllanë të Lezhës.

Një ngjarje e çuditshme për nga natyra e saj po të merret parasysh shpejtësia me të cilën lëviz treni gjysmëshekullor i linjës Shkodër – Tiranë, zhurma që vagonat lëshojnë për shkak të amortizimit të tejskajshëm të tij, dhe e fundit, fakti se ky tren kalon njëherë në ditë.

Në lidhje me aksidentin, nuk raportohet të ketë të lënduar, por Top Channel e ka titulluar “Pa Koment”, videon e xhiruar në vendndgjarje.