Lezhë, Torovicë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin, braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja

Një aksident me pasojë jetën e një shtetasi ka ndodhur këtë mbrëmje në Torovicë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, mjeti që ka aksidentuar këmbësorin ka qënë tip Benz dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja pa mjetin e tij.

Lexojeni të plotë Njoftimin e Policisë Lezhë:

Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.