Lezhë/ Surpriza e Motit: “Pranvera e Vogël” e Dhjetorit

Një dhjetor si ky nuk është parë me kohë, një pranverë e vogël që ia ka behur m’u atëherë kur njerëzit presin fillimin e ngricave.

Sinoptikanët e quajnë ‘Pranvera e Vogël’ sepse do të zgjasë deri në 10 ditë.

“Ju nuk ia keni idenë se çfarë mund t’i bëjë një rreze dielli shpirtit tuaj”, thoshte Dostojevski

E pikërisht për të mos i humbur këto rreze të ngrohta dhjetori në Lezhë, njerëzit po u sulen bar-eve e restoranteve të hapura buzë detit.

Kjo është e diela perfekte e dhjetorit për t’u shijuar dhe për të bërë planet e festave që po vijnë…