Lezhë/ Shëngjini po merr pamjen e qytetit që pret turistë!

Shëngjini ka nisur të bëhet gati për sezonin turistik të këtij viti. Fillimisht puna është përqëndruar në rehabilitimin e trotuareve dhe qendres së qytetit dhe më pas do të vijohet për sistemimin e bregdetit.

Ne Shengjin puna vazhdon. Ne do bejme gjithshka qe te sigurojme nje ambjent shume me te paster e me te kuruar se cdo vit!, shprehet kryebashkiaku Ndreu, i cili, as kësaj here nuk e ka harruar përdorimin e hashtagut #NeNukFlemëNePunojmë.

Nga ana tjetër, N/kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Ermal Pacaj thotë se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka krijuar vonesa në nisjen e përgatitjeve, por garanton se githçka do të jetë gati brenda një kohe të shpejtë. Sipas Pacajt i gjithë parashikimi për turizmin do të implementohet nga Bashkia e Lezhës duke iu pershtatur situatës së krijuar nga COVID-19.

Paralelisht me bashkinë pritet të nisin përgatitjet për sezonin edhe bizneset në Shëngjin, të cilëve ju duhet të krijojnë kushtet në bazë të rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.