Lezhë, Shëngjin/ Motori i ujit përplaset me shkëmbin, një rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shëngjin. Gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka raportoi se një motor uji, ku udhëtonin dy persona, është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar rëndë një shtetas i moshës rreth 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Ranës së Hedhun”, ku për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit është thirrur një gomone, e cila e ka transportuar atë për tek Porti i Shëngjinit, dhe më pas autoambulanca e ka dërguar drejt Spitalit të Lezhës.