Lezhë/ Rikthehet tërbimi i Zeusit në rrugën e Torovicës

Pas nisjes së shirave, në Torovicë të Lezhës u rikthye fenomeni i rënies së gurëve. Tre të tillë përfunduan në rrugën kryesore por fatmirësisht vetëm sa dëmtuan asfaltin. Përmasat e tyre jane të mëdha duke krijuar panik për përdoruesit e rrugës.

Banoret janë të frikësuar pasi ndiejnë rrezikun duke kërkuar që të ndërhyhet. Sipas tyre situata është verifikuar por ka munguar ndërhyrja.

Rënia e gurëve ne Torovice te Lezhes eshte bere nje fenomen tejet shqetesues. Tre viktima, nje shtepi e goditur nga guret por fatmirsisht anetaret e nje familjeje shpetuan mrekullisht jane pasojat e renies se vazhdueshme te shkembinjve. Emergjencat civile kane hartuar nje plan nderhyrjeje sebashku me forcat xheniere te ushtrise, por zbatimi i tij ende nuk eshte kryer. Ndersa nisi sezoni i shirave, për banoret e Torovices ka nisur edhe sezoni i renies se gureve.