Lezhë/ Ra në kontakt me rrymën duke punuar në karburant, humb jetën 35 vjeçari!

Një 35 vjeçar nga Kurbini ka humbur jetën ditën e sotme pasi kontakti me rrymën elektrike ka qënë fatal për të. Lexoni deklaratën e Policisë Kurbin:

Kurbin/Informacion paraprak!

Sot, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, shtetasi V.P., 35 vjeç, banues në Kurbin, duke punuar në ambjentet e një karburanti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.