Lezhë/ “Po kthehen se nuk hyjnë dot!”/ UNUM bllokon ‘damarët’ e Shëngjinit

Festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike që mbahet në ‘Ranën e Hedhun’ në Shëngjin e ka arritur objektivin e vet duke fituar qendrën e vëmendjes dhe garantuar një pjesëmarrje të madhe.

Gazetari Elidon Ndreka ka pasqyruar për BalkanWeb pamjet pasditen e kësaj të shtune tek hyrja e Shëngjinit janë krijuar radhë automjetesh për të shkuar tek ‘Rana e Hedhun’.

UNUM Festival që ka nisur prej të enjtes duket se ka tërhequr këtë fundjavë mijëra vizitorë. Po ashtu edhe Policia Rrugore e ka patur të pamundur lehtësimin e qarkullimit për shkak të fluksit të pazakontë në damarët rrugorë hyrës të Shëngjinit.

Radha kilometrike për të shkuar te Rana e Hedhun i ka sfiduar disa të interesuar të cilët kanë postuar nëpër profile personale foto selfie duke marrë kthesën për nga kanë ardhur.

UNUM Festival do të vijojë të mbahet tek ‘Rana e Hedhun’ deri të martën.