Lezhë/ Përplasje te “Kryqëzimi i Patokut” me pasojë disa persona të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Milot – Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”.

Raportohet për disa persona të plagosur. Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Nga burime në vendngjarje raportohet të jenë 3 makina të përfshira në aksident, çka shpjegon edhe numrin e lartë të personave të plagosur.

Ditët e fundit janë shënuar aksidente të shumta në të gjitha akset e republikës, moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell këto ditë në Lezhë mund të jetë njëri prej shkaqeve të përplasjes.